Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Rezultati më i dobët që kur Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike", gazetari i njohur zbulon mashtrimet e KOKSH-it për qitësen Deliaj: Poligoni nuk ka qenë i mbyllur, përse u përzgjodh ajo?

Shkruar nga NEWSPORT
"Rezultati më i dobët që kur Shqipëria merr pjesë

Manuel Deliaj ka mbyllur sot garën e saj në displininë e qitjes në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020. Qitësja shqiptare shqiptare në ditën e dyte garoi ne 25 m shpejtësi,rezultat ky që i bashkohet edhe pikëve të grumbulluara dje në garën e precizionit duke rezultuar në totalin prej 556 pikëve, që e rendisin në vendin e 44-të.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KOKSH e konsideron si një paraqitje pozitive garën e Manuelës duke qenë se ajo garoi e dëmtuar, por është penalizuar edhe për shkak të pandemisë pasi poligoni i qitjes prej një viti ka qenë I mbyllur.

Lidhur me këtë postim ka reaguar edhe gazetari i njohur, Glenti Nallbani që ka nxjerr zbuluar mashtrimet e KOKSH-it që kanë justifukuar dështimin e Manuela Deliajt. Nallbani shkruan se ky është rezultat më I dobët në disiplinën e qitjes që nga koha që Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike si dhe poligoni i qitjes nuk ka qenë I mbyllur siç shprehet KOKSH-i.

Gjithashtu gazetari zbulon një tjetër mashtrim të KOKSH-shit që mund konsiderohet edhe si skandal pasi bursën për në këto Lojëra Olimpike e kishte fituar një tjetër qitëse dhe nuk dihet se në cilat kritere u zgjodh Manuela Deliaj. Siç duket skandalet e KOKSH-t nuk kanë fund dhe pas peshëngritësit Briken Çalja pa trajner tashmë është radha e sportit të qitjes.

Postimi i Glenti Nallbanit:

Qitja mbylli sot konkurimin në lojrat Olimpike Tokio 2020. Është rezultati më i dobët i arritur në dy garat që nga koha që Shqipëria merr pjesë në lojrat olimpike. Vendi i 37 nga 53 në garën me ajër dhe vendi i fundit I 44 në garë me pistoleten e zjarrit. Më keq se kaq është reagimi i KOKSH i cili përveç se e quan "rezultat i mirë" thotë se është thyer rekord kombëtar në garën e ajrit. Kjo nuk është e vërtetë. Rekordin e ka një tjeter sportiste qe ndoshta sot duhet të ishte ne Tokio për të përfaqsuar Shqipërinë.

KOKSH shkruan se poligoni i qitjes ka qënë i mbyllur, edhe kjo e pavërtetë. Vitin e fundit janë bërë 8 gara kombëtare në shqipëri.

Tani disa pyetje konkrete.

- Cila ka qënë performanca e sportistes shqiptare ne garat e vitit te fundit?

- Mbi cilat kritere u zgjodh ajo te perfaqsonte shqiperine ne lojrat olimpike?

- Pse u perzgjodh ajo per në olimpiade ndersa bursen olimpike ne vitin e fundit e perfituan sportiste te tjere?

Ps: pyetjen a kishte trajner apo jo nuk e bej se do thonë ke konflikt interesi.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga