Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme të UEFA Champions League, të vlefshme për fazën çerekfinale. Në këto duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 4 golash.
Barcelona u mposht në shtëpi me shifrat 0-2 nga Atletico Madrid. Katalanasit mbetëm me 10 lojtarë në minutën e 44-t, pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit Cubarsi.
Nga ai moment, filloi edhe “malorja” për djemtë e Hansi Flick. Golat për Atleticon u shënuan nga Julian Alvarez në minutën e 45-të, ndërsa për të dytin mendoi norvegjezi Sorloth, i cili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të.
Në krahun tjetër, Paris Saint-Germain mori një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Liverpool, po 2-0. Golat u shënuan nga Desire Doue në minutën e 11-të dhe Khvicha Kvaratskhelia në të 65-tën.
Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohet të martën e 14 prillit, duke nisur prej orës 21:00.
NDESHJET:
BARCELONA 0 – 2 ATLETICO MADRID (Alvarez 45', Sorloth 70')
FORMACIONET ZYRTARE:
BARCELONA: J.Garcia, Cancelo, Martin, Cubarsi, Kounde, Pedri, E.Garcia, Rashford, Olmo, Yamal, Lewandowski. Trajner: Hansi Flick.
ATLETICO: Musso, Ruggeri, Hancko, Le Normand, Molina, Simeone, Llorente, Koke, Lookman, Alvarez, Griezman. Trajner: Diego Simeone.
Goli i Sorloth (Barcelona 0-2 Atletico)
Goli i Alvarez (Barcelona 0-1 Atletico)
PSG 2 – 0 LIVERPOOL (Doue 11', Kvaratskhelia 65')
FORMACIONET ZYRTARE:
PSG: Safonov, Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi, Zaire-Emery, Vitinha, Neves, Kvaratskhelia, Doue, Dembele. Trajner: Luis Enrique.
LIVERPOOL: Mamardashvili, Gomez, Konate, Van Dijk, Kerkez, Mac Allister, Gravenberch, Szoboszlai, Wirtz, Frimpong, Ekitike. Trajner: Arne Slot.
Goli i Doue (Psg 1-0 Liverpool)
Goli i Kvaratskhelia (Psg 2-0 Liverpool)
