Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

REZULTATET/ Partizani largohet i turpëruar nga Kupa e Shqipërisë , 23 gola vendosin sfidat (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
REZULTATET/ Partizani largohet i turpëruar nga Kupa e Shqipërisë

Janë mbyllur tetë ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në orën 13:30 në tetë qytet të ndryshme, janë zhvilluar takimet, që panë Partizanin të "rrëzohej" në Elbasan përballë Besëlidhjes. 3 golat e Telushit nuk kanë mjaftuar, e gjithashtu as përmbysja e golit të Hajdarit që hapi sfidën. Trajneri Sormani merr një fitore 3-1 pa vlera për të kuqtë, me Besëlidhjen që konfirmohet si "macja e zezë" e kampionëve.

Në ndeshjet e tjera, Tirana ka shënuar katër herë në shtëpi kundër Kastriotit. Teuta ka përmbysur Erzenin në pjesën e dytë, ndërsa Vllaznia ka "zhytur" më rhellë Flamurtarin në Vlorë. Kukësi ka shënuar tre herë në pjesën e dytë, ndërsa Laçi nuk ia ka dalë edhe pse ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Bylis. Një gol ka mjaftuar për Skënderbeun, që e sheh veten më tej. Veç Partizanit dhe Flamuratrit, ekipi tjetër i Superligës që nuk ia ka dalë, është Luftëtari.

Kupa e Shqipërisë, 13:30 / Ndeshjet e kthimit, 1/8

Grupi A

Partizani 3 - 1 Besëlidhja (Telushi 8', 20' (p), 83' / Hajdari 6') (0-3)

Teuta 3 - 1 Erzeni (R. Hoxha 47', Kalaja 75' (p), Beqja 90+2'/ Moustapha 8') (3-1)

Flamurtari  0 - 2 Vllaznia ( Junior 28' (p), 74' / ) (2-2)

Tirana 4 - 0 Kastrioti (Halili 13', Beshiraj 19' , Morina 62') (3-1)

Grupi B

Kukësi 3 - 0 Lushnja (Roca 47' , Cooper 50') (1-0)

Skënderbeu 1 - 0 Besa (Mensah 40') (2-0)

Laçi 3 - 2 Bylis (Greca 18', Nwabueze 57', Xhixha 94' / Hidi 59' , Guindo 70') (0-2)

Luftëtari 0 - 0 Apolonia (0-3)

Tre golat e Telushit në Partizani 3 - 1 Besëlidhja

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga