Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

REZULTATET/ Humbja kualifikon PSG-në dhe City-in, Real Madrid dhe Liverpool nuk falin, Milani me sytë nga mbrëmja e 7 dhjetorit

Shkruar nga NEWSPORT
REZULTATET/ Humbja kualifikon PSG-në dhe City-in, Real Madrid dhe Liverpool

Mbrëmje fantastike në Champions League. Plot 18 gola të shënuar në 6 ndeshje që startuan në orën 21:00. Me interes pritej përballja mes Manchester City-it dhe Paris Saint Germain që përfundoi me rezultatin 2-1. Edhe pse francezët u mposhtën, ata u kualifikuan së bashku me anglezët që mbajnë vendin e parë në të njëjtin grup.

Emocionuese ka qenë përballja mes Milanit dhe Atletico Madrid teksa italianët kanë fituar vetëm në minutat e fundit të takimit. Ishte Messia që minutë e 87-të të takimit arriti të kalonte në avantazh kuqezinjtë. Në këtë mënyrë u rihapën llogaritë e kualifikimit për italianët, ku gjithçka do të vendoset mbrëmjen e 7 dhjetorit, atëherë kur përballen me Liverpoolin.

Leipzig ka mposhtur thellë Club Brugge duke realizuar plot 5 herë në portën kundërshtare, ndërsa Real Madrid ka triumfuar në transfertë 3-0. Madrilenët siguruan matematikisht kualifikimin duke çuar më tej falë rezutatit të tyre edhe Interin që ndodhet në të njëjtin grup. Më poshtë njihuni me gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të vlefshme për fazën e Grupeve në Champions League.

Champions League/ Group Stage

Atletico Madrid - Milan 0-1
Club Brugge - Leipzig 0-5
Liverpool - Porto 2-0
Manchester City - Paris Saint Germain 2-1
Sherif Tiraspol - Real Madrid 0-3
Sporting - Dortmund 3-1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga