
Agron Selmani ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Ferizajt. Trajneri i skuadrës kosovare nëpërmjet një lajmërimi në facebook bën me dije shkaqet e largimit nga ky ekip. Në dy ndeshjet e fundit Ferizaj nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv. Kjo ka bërë që Selmani të japë dorëheqjen, teksa shkruan:
"Kaluan mbi një vit rrugëtim së bashku, qyteti i Ferizajit kërkon diçka tjetër nga ne, po ashtu klubi, lojtarët dhe ju. Keni nevojë dhe ju duhet një udhëheqje apo një kryetrajner pak më ndryshe se un,sot rrugët tona ndahen.
Klubi nuk është në gjendje të keqe, është fillimi i kampionatit, ka një grup të lojtarëve kompakt dhe shumë të mirë, dëshiroj të kuptohem drejt dhe ky veprim i imi të kuptohet si një kontribut për KF Ferizajin, mendoj dhe shpresoj se me largimin tim klubi do të riorganizohet edhe më mirë jo në nivelin siç është aktualisht tani, e që do të jetë edhe një motivacion shtesë për vetë lojtarët që domosdo do të reflektoj edhe në performancën e përgjithshme të ekipit në tërësi.
Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e ofruar, suksese", shkruhej në njoftimin e trajnerit Selmani.