Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zhgënjimi nga humbja me Turqinë, Albin Kurti inkurajon "djemtë" pas sfidës: Të gjithë kanë pritur një lojë ndryshe, të tregojmë mirënjohje për emocionet që na dhuruan

Shkruar nga NEWSPORT
Zhgënjimi nga humbja me Turqinë, Albin Kurti inkurajon
Kryeministri Albin Kurti - Përfaqësuesja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës ka bërë një reagim në Facebook, pas sfidës mes Përfaqësueses dardane dhe Turqisë në "Fadil Vokrri", përfunduar në favor të miqve 0-1. 

Kreu i qeverisë është shprehur se pikëllimi ende "jeton" pas vërshëllimës së fundit të kryesorit të ndeshjes, që solli dhe fundin  e rrugëtimit të skuadrës për një kualifikimin në Kupën e Botës, por shtoi se tashmë kjo përfaqësuese i ka bërë të gjithë krenarë me paraqitjet në këto kualifikuese. 

"Dardanët" mund të largohen me kokën lart, pasi ecuria e rezultateve tregon se skuadra e Franco Fodës flet për 4 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime në 8 ndeshje. 

POSTIMI I PLOTË:

"Të gjithë jemi ende të pikëlluar dhe të mërzitur nga ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu.
Por le të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë. Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi.
Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje."

Poll

Lexo gjithashtu