Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Revolucion i Tiranës nga porta deri në majën e sulmit, zbuloni EMRAT në lëvizje te bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion i Tiranës nga porta deri në majën e sulmit, zbuloni

Tirana do t’i nënshtrohet një revolucioni të detyruar në merkaton e verës. Bardheblutë kanë një mal me punë zyre për të ndërtuar sërish një ekip që pretendon për tituj. Të shumtë kanë qenë largimet në 2 sezonet e fundit, edhe ky sezon nuk ka shpëtuar. Megjithatë, në verë pritet të ketë sërish disa lamtumira dhe mirëseardhje.

LARGIMET/ E fillojmë nga porta me Bekajn që ka zbuluar vetë se është në prag-rinovimi por kjo vetëm për të mos u “djegur” Tirana me 0 euro ndaj një ofertë e mirë mund ta largojë nga Shqipëria që këtë verë. Të interesuar janë ekipet turke. Ilion Likës i përfundon kontrata dhe do të diskutohet në fund për të.

Në repartin e mbrojtjës, i sigurtë duket largimi i Kristjan Tosevskit me të dy palët që nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratën. Ndryshe është situata me Jocelyn Behiratchen, drejtuesit duan rinovimin por shtatlarti s’pranon kushtet e ofruara dhe duket se situata nuk mund të gjejë zgjidhje.

Mesfusha është reparti ku bardheblutë janë më të qetë. Ardit Hila dhe Albano Aleksi janë lojtarët që u skadon kontrata por si dyshja edhe klubi kanë dëshirën për rinovim dhe kështu pritet të ndodhë.

Në sulm, kontratat janë “në rregull” ama ofertat nga jashtë mund të rrëmbejnë sërish një yll. Florent Hasani është kryegolashënuesi i kampionatit dhe interesi për të s’ka sesi të mungojë. Qarabag ka mbetur i kënaqur nga “biznesi” me Tiranën për Redon Xhixhën dhe ka patur një interes konkret për shërbimet e kosovarit.

AFRIMET/ Nëse marrim për të mirëqenë largimin e Visar Bekajt, domosdoshmërisht, një tjetër gardian duhet të vijë në skuadër por duhet të jetë i denjë për të veshur dorezat që do të lërë kosovari, punë e vështirë për të. Edmir Sali i Kastriotit është emri që ka dalë në media pak muaj më parë por mbetet të shihet.

Në mbrojte e sigurtë është afrimi i një lojtari për çdo krah. Titullarët e sezonit të titullit, Tosevski dhe Ismajlgeci, kanë lënë vendin bosh dhe dikush duhet ta zërë. Një qendërmbrojtës, është e sigurt që do të vijë në skuadër por klubi po shqyrton edhe për një tjetër.

Në mesfushë, nëse Hila dhe Aleksi rinovojnë, nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje të bujshme pasi reparti është i kompletuar.

Sulmi është ai që edhe pa asnjë largim ka nevojë urgjente për ndërhyrje. Që prej Michael Ngoo, Tirana ka vuajtur për një bomber 9-sh dhe një i tillë do të vijë në verë. Nëse Hasani largohet, një tjetër duhet të vijë.

Jo vetëm titullarët por një ekip kampion duhet të shikojë edhe nga stoli. Dijar Nikqi, Besir Iseni dhe Klevi Qefalija do të kenë sërish besimin e klubit ndërsa të tjerë si Elvi Berisha apo Aldi Gjumsi do të shqyrtohen në verë. Rimal Haxhiu, Patrick dhe Ardit Hila do të jenë lojtarët “gjysëm titullar” si këtë sezon.

Por, çështja më e madhe që duhet zgjidhur është ajo e trajnerit me Orges Shehin që ende s’ka rinovuar. Tekniku durrsak sa herë pyetet nga mediat deklaron gjithmonë që do të flasë vetëm në përfundim të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga