Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Skënderbeu ruan kreun, Dinamo zbret Flamurtarin në vendin e tretë, “zgjohet” Apolonia. Tabela e Kategorisë së Parë pas javës së 20-të

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë mbylli ditën e sotme me dy ndeshjet e fundit javën e 20-të ku rezultatet surprizë, rokadat në renditje, polemikat dhe emocionet nuk kishin sesi të mungonin.

Petku i kryesuesit i takon sërish Skënderbeut me 28 pikë, pavarësisht barazimit pa gola me Besëlidhjen e vendit të fundit. Supersfida e javës mes Dinamos dhe Flamurtarit përfundoi me fitoren e Bluve që i merr vendin e dytë me 37 pikë, dy më shumë, vlonjatëve në një ndeshje ku tensionet kapën kulmin.

Korabi me 32 pikë, Tomori me 30 pikë dhe Besa me 28 pikë mbyllin vendet e fundit të zonës Play-Off. Mirëpo duket se është zgjuar edhe Apolonia e cila meori fitoren e tretë rradhazi sot dhe shkon në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Besën duke u future në vallen e një vendi në zonën Play-Off.

Burreli ruan vendin e tetë me 25 pikë ndërsa Tërbuni me 24 dhe Luzi me 23 janë në zonën Play-Out. Katër vendet e fundit u takojnë Lushnjes, Orikut, Turbiës dhe Besëlidhjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga