Kategoria Superiore mbylli sot javën e 25-të pa shumë surpriza. Partizani i hap sërish krahun Tiranës për kryesimin me të kuqtë që u ndalën në barazim nga Vllaznia ndërsa bardheblutë fituan me Laçin dhe kthehen në vendin e parë me 43 pikë, 2 më shumë se rivalët e kuq dhe 6 më shumë se Egnatia ,që humbi me Erzenin, dhe Vllaznia.
Shijakasit u rikthyen më në fund te fitorja pas pesë ndeshjeve dhe shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e pestë, vetëm 1 larg zonës së Europës. Kukësi vazhdon me rezultate pozitive teksa mori fitoren e tretë rradhazi duke u larguar plot 7 pikë nga vendi i parafundit. E njëjta vlen edhe për Teutën që pas barazimit me Kastriotin mban vendin e shtatë me 33 pikë.
Laçi konfirmon formën negative teksa vjen një tjetër humbje që i zbret në zonën Play-Out. Në fund mbeten Bylis e Kastrioti.