Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fajin e kanë lojtarët”, Albano Aleksi i thur lavde Tiranës së tij: Shumë larg kësaj të sotmes!

Shkruar nga NEWSPORT
“Fajin e kanë lojtarët”, Albano Aleksi i thur lavde
KF Tirana - Albano Aleksi

I ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH, mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi, është ndalur të flasë për ish ekipin e tij, Tiranën. Aleksi ka theksuar se kjo Tiranë momentale, është shumë larg atij ekipit “bardheblu”, kur vetë mesfushori ka qenë pjesë e tyre.

Ndër të tjera, mesfushori thotë se lojtarët e huaj janë problem te Tirana. Sipas Aleksit, lojtarët e huaj që vijnë në kampionatin shqiptar, vijnë me idenë se do të luajnë një kampionat të dobët, por 33-vjeçari “këmbëngul” që diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Kristo Thoma: Albano, sa larg Tiranës tënde është kjo Tiranë?

Albano Aleksi: Është shumë larg. Kur kam qenë pjesë e Tiranës kemi pasur grup lojtarësh më të mirë dhe më të bashkuar. Edhe po të ndërrohet trajneri, mendoj se lojtarët vetë duhet të jenë të ndërgjegjshëm. Kur janë në një krizë, duhet të jenë sa më të bashkuar, për të nxjerrë nga kriza veten e tyre dhe ekipin. Besoj se sa më shumë lojtarë të huaj të jenë në ekip, më problem është. Të gjithë mendojnë se vijnë në kampionat të dobët, por kampionati është fizik. Por është kampionat i fortë, pavarësisht se ka ekipe që nuk kanë cilësi.

 

Poll

Lexo gjithashtu