RENDITJA/ Egnatia thellon diferencën me Partizanin, Dinamo për “Final-Four” dhe 3 ekipe "identikë"
Shkruar nga NEWSPORT
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit isht ei fundit për javën e 15-të të Superiores. Kampionati kështu ka mbyllur të gjitha ndeshjet e kësaj jave, ku Egnatia vazhdon të thellojë diferencën. Rrogozhinasit kanë marrë një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë, teksa kanë triumfuar 3-0 në “Egnatia Arena”.
Skuadra e Edlir Tetovës udhëheq tashmë me 33 pikë. Partizani e ndjek me 4 pikë më pak. Demat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Tiranën në derbin e zhvilluar në “Air Albania”. Keko do t’u dhuronte një pikë të kuqve, teksa do të shënonte golin e barazimit në minutën e 79-të të sfidës. Në këtë mënyrë Partizani mban të njëjtën diferencë me Tiranën. Bardheblutë mbajnë vendin e 3-të me 22 pikë.
Me 1 pikë më pak ndjek Skënderbeu. Korçarët ia dolën të triumfojnë ndaj Erzenit. Në Korçë triumfuan 1-0 ndaj shijakasve. Dinamo nga ana tjetër ngjitet me në klasifikim. “Blutë” pas triumfit 2-0 me Laçin ngjiten në kuotën e 19 pikë në vendin e 5-të. Tashmë “Nëndetësja” rikthehet fuqishëm me Dritan Mehmetin dhe kërcënon për “Final-Four”.
Vllaznia ndodhet në vendin e 6-të me 17 pikë, teksa me një pikë më pak ndjekin 3 skuadra. Kukësi, Laçi dhe Erzeni. Ndërkohë nga ana tjetër Teuta mbyll këtë klasifikim me vetëm 13 pikë.