RENDITJA/ Egnatia merr “frenat” e Superiores, ekipet e kryeqytetit ndalen sërish dhe festojë Vllaznia e Erzeni
Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja mbylli ditën e djeshme ndeshjet e javës së 14-të. Kjo javë foli për Egnatian, me rrogozhinasit që mposhtin Laçin dhe kryesojnë të vetëm Superioren. Skuadra e Edlir Tetovës mposhti 2-0 kurbinasit dhe tashmë janë +2 pikë nga vendi i dytë.
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Dinamon dhe grumbullojnë 28 pikë. Tirana nga krahu tjetër mposhtet nga Erzeni. Bardheblutë mbesin në kuoën e 21 pikëve. Pikërisht javën e 15-të do të përballen Tirana dhe Partizani në derbin që do të luhet në “Air Albania”.
Pas Tiranës ndodhet Skënderbeu me 18 pikë, me korçarët që barazuan me Kukësin 2-2 në “Arenën e Demave”. Vllaznia fitoi ndja Teutës dhe grumbullon 17 pikë, ndërsa Dinamo ka 1 pikë më pak. Me kuotë të njëjtë pikësh me “Nëndetësen” ndodhet Erzeni që triumfoi ndaj Tiranës dhe tashmë ndodhen në vendin e 7—të. Po aq pikë ka dhe Laçi i vendi ttë 8-të, teksa Kukësi ka 15 pikë dhe Teuta me 12 pikë.