Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA e Kategorisë së Parë/ Burreli asist Flamurtarit e Skënderbeut, Luzi hedh kandidaturën për Superioren. Fundi “lëmsh”

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë ditën e sotme mbylli javën e 16-të të saj, teksa rezultate jo pak surprizë u shënuan në fund të saj. Burreli “shokoi” skuadrën e Nevil Dedes, teksa i mposhti minimalisht ditën e sotme. Goli i Ferrukut në minutën e 65-të do të ishte vendimtarë në këtë sfidë. Një humbje që tashmë shikon kryheqytetasit më 1 pikë më shumë se Skënderbeu dhe 2 më pak se Flamurtari.

Korçarët mposhtën me poker Orikun, me djemtë e Gvozdenovic që triumfuan 4-1 dhe tashmë ndodhen në kuotën e 30 pikëve. Me 1 më pak i ndjek Flamurtari që po gjithashtu fitoi ndaj Turbinës ditën e djeshme.

Korabi hyn në një krizë të thellë, pasi pas 3 javësh nuk e njohin fitoren. Skuadra nga Peshkopia humbet kështu terren ndaj ekipeve të kreut dhe humbja e sotme ndaj Luzit i largon me 5 pikë nga vendi i parë.

Besa ndalet në barazim me Apoloninë, ndërsa Luzi pas fitores me Korabin ngjitet në kuotën e 21 pikëve. Po aq kanë edhe Tomori dhe Burreli. Humbja me Tomorin është e 3-ta rresht për Tërbunin që në 4 javët e fundit kanë vetëm 1 pikë.

Lushnja ndalet sërish, këtë herë në barazim me Besëlidhjen ndërsa të dyja ekipet ndodhe në vendet e fundit të klasifikimit. Turbina mbyll renditen me vetëm 14 pikë, po aq sa Besëlidhja.

[caption id="attachment_681094" align="alignnone" width="278"] Renditja e kategorise se pare pas javes se 16-te[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga