Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA E FIFA-s/ Shqipëria bie me SYLVINHON, KOSOVA në “vendnumëro”. Argjentina merr fronin

Shkruar nga NEWSPORT

FIFA ka publikuar edhe renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të para të kualifikuese të EURO 2024. Humba e kombëtares shqiptare i ka kushtuar zbritjen me 2 pozicione. Sylvinho debutoi me Poloninë, ku u mposht 1-0 në Varshavë. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 68-të, 2 më poshtë se muaji i kaluar.

Ndërkohë nga ana tjetër Kosova është në “vendnumëro”. Dadanët pas dy barazimeve në sfidat e para nuk kanë ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s. Skuadra e Gireses ndodhet në vendin e 107.

Ajo që udhëheq është Argjentina, që rikthehet në vendin e parë pas 6 vitesh. Franca merr vendin e dytë, ndërsa Brazili zbret në vendin e 3-të. Top-5 e plotësojnë Belgjika dhe Anglia. Ndërkohë Holanda dhe Kroacia lënë pas Italinë në këtë renditje.

[caption id="attachment_687464" align="alignnone" width="300"] Renditja e skuadrave te kreut[/caption]

[caption id="attachment_687461" align="alignnone" width="300"] Renditja e Shqiperise[/caption]

[caption id="attachment_687462" align="alignnone" width="300"] Renditja e Kosoves[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga