
Axhenda e Dinamo - Partizanit
Ditën e sotme do të luhet ndeshja e parafundit e këtij sezoni. Në “Elbasan Arena” do të përplasin “rbirët” mes tyre Dinamo dhe Partizanit.
Duel ky i vlefshëm për finalen e vogël të “Final – Four” dhe që do të përcaktojë skuadrën e vendit të 3-të dhe të 4-të. Një derbi i cili do të luhet për formalitet, pasi siç dihet skuadrat kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Kjo pasi siç dihet Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa edhe nëse Partizani fiton ose humbet do të jetë pjesëmarrës në Conference League. Kështu në orën 19:00 do të luhen 90-të minutat e fundit të derbit të këtij sezoni.
Poll