
Kategoria e Parë ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 10-të të saj, teksa rezultate surprizë janë shënuar nga skuadrat. Bylisi është ndalur nga Besa në barazim 0-0, por sërish ballshiotët janë në vendin e parë me 26 pikë.
Ndërkohë Elbasani triumfoi ndaj Luzit 4-2 dhe tashmë shkon në kuotën e 22 pikëve, vetëm 4 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Bylis. Në vendin e 3-të me 19 pikë renditet Vora, e cila nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Lushnjen. Me 1 pikë më pak ndjekin Apolonia dhe Flamurtari. Fierakët barazuan 1-1 me Kastriotin, ndërsa vlonjatët triumfuan 1-0 ndaj Korabit.
Me 11 pikë ndodhen Korabi dhe Lushnja. Skuadra e Maganit pas barazimit me Vorën tashmë ndodhet në zonë “Play-Off”, teksa me 1 pikë më pak ndjekin Kastrioti, Burreli dhe Tomori. Krutanët kanë javën e 3-të që nuk e njohin fitoren, teksa burrelasit siguruan fitoren 1-0 ndaj Tomorit. Beratasit nga krahu tjetër humbin kështu terren në zonën “Play-Off” dhe tashmë rrezikojnë edhe rënien.
Besa npas barazimit ndodhet me 9 oikë në vendine 11-të dhe Luzi me vetëm 2 pikë që mbyll tabelën e kalsifikimit.