
Kategoria Superiore do dhurojë në fundjavë sfidën mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 27-të. Në fushë do zbresin dy skuadra rivale, me garën për titullin kampion që është më e fortë se kurrë. Sfida e orës 16:00 është speciale për miqtë, që kërkojnë të fitojnë në fushën e Laçit pas plotë shtatë vitesh.
Fitorja e fundit e kuqebluve në Laç daton në 23 marsin e 2014, me rezultatin 0-2. Golat e Arsid Krujës dhe Ndriçim Shtubinës do I jepnin pikët e plota Vllaznisë, që kërkon të thyejë tersin në një fushë që shumë skuadra e kanë të vështirë të fitojnë.
Poll