
Kampionatet në të gjithë Europën janë ndalur për shkak të coronavirusit. Nuk ka ende një vendim se kur mund të rinis futbolli, por lojtarët po punojnë në mënyrë indivduale. Ervin Bulku, zv.trajneri i Kombëtare shqiptare në një proncim për “Fan Zone” tregoi ditët e karantinës, gjithashtu edhe programin e FSHF-së për lojtarët shqiptarë.
“Unë nuk jam një tip që dal shumë, por është një moment që të gjithë duhet të rrimë në shtëpi pasi kjo është e detyrueshme”.
Si ka qenë kjo peruidhë punë për ju? “Ne gjatë gjithë kohës me stafet e Kombëtares janë në koherencë me njëri-tjetrin dhe flasim online. Përgatitësi atletik ka bërë një program çdo ditë në mënyrë që të stërviten në kushte shtëpie që mos të humbin formën fizike. Duke dërguar stërvitje me video që lojtarët kur të rinis kampionati të mos jenë në nivelin 0 në aspektin fizik.
Nëse ndalesa do të ishte dy javë nuk do të ishte problem pasi lojtarët vazhdojnë të stërviten. Kam folur me të gjithë lojtarët e Kombëtares A pothuajse të gjithë janë paijisur me biçiklata dhe bëjnë stërvitje në bazë të programit që skuadrat e tyre u japin. Kam folur me Gjimshitin këto ditë që është bashkuar me një pjesë të skuadrës në kompleksin e Atalantës dhe po bën stërvitje rregullisht.
Reja është me fat pasi jeton në një zonë që nuk është prekur shumë. Trajneri I dytë dhe doktori I ekipit kombëtar jetojnë në zonën e kuqe, por deri më tani janë në gjendje shumë të mirë. Reja ka mbi 3 javë që është I izoluar së bashku me familjen e tij dhe është në gjendjen shumë të mirë”.