
Kampionët e Europës nuk kanë hequr dorë ende nga dëshira për të pasur në ekip mesfushorin francez të Juventus, Pol Pogba. Nga sa flitet, Zidan e kërkon me çdo kusht bashkëkombasin e tij në ekip, edhe pse pati një Kampionat Europian shumë zhgënjyes.
Plot 120 milion euro po mendon Reali t’i ofrojë Juventusit, dhe për të siguruar fondet i ka kërkuar pak kohë menaxherit të lojtarit Mino Raiola. Fakti që Pogba as nuk ka rinovuar me Juventusin dhe as nuk e ka pranuar ofertën e Junajtid e bën Realin të shpresojë se mund ta realizojë këtë transferim.
Lëvizja që do t’i siguronte fondet e nevojshme Realit është shitja e Hames Rodrigez. Kolumbiani duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe Real është duke kërkuar një ofertë prej 80 milion eurosh për të lënë të lirë mesfushorin.