
Futbollistët e kampionatit rumun do të përballen me gjoba për pështyrje apo shfryrje hundësh në fushë pas planeve për të filluar sezonin. Lojtarët do të ndëshkohen nëse nuk i mbajnë lëngjet e trupit për vete përgjatë 90 minutave sipas protokollit të caktuar nga organizatorët e ligës profesionale rumune.
Qeveritarët do të konsiderojnë një dokument strategjik i cili paralajmëron kohëzgjatjen e pezullimeve dhe dënimeve për shkeljet që mund të rrezikojnë përhapjen e koronavirusit. Fansat e kanë mirëpritur rregulloren e re e cila ishte në debat edhe para pandemisë për shkak të kushteve higjienike që cënonte.
Kujtojmë që në Rumani luan edhe Realdo Fili, sulmuesi fierak që aktivizohet me skuadrën e Botosanit. Kësisoj, 24-vjeçari duhet të jetë i kujdesshëm, në të kundërt për një të pështyrë në fushë rrezikon mos të aktivizohet 12 ndeshje.