Luiza Gega mbërriti mbrëmë në orën 23:15 në e aeroportin e Rinasit. Nënkampionja e Amsterdamit bëri krenar çdo shqiptar duke arritur të renditet e dyta në 3000 metra me pengesa. Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra, ajo regjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.
Por ndryshe nga kombëtarja, nënkampiones nuk iu bë ndonjë pritje nga shteti. Asnjë shtetar nuk ndodhej në Rinas, por vetëm qytetarët e thjeshtë. Gega ka shpërndarë foton me qytetarët e saj, të cilët shkruanin edhe për turpin e shtetarëve dhe ka i ka falenderuar.
“Ju falenderoj pa mase për emocionet që më dhuruat”, i thotë atletja qytetarëve në foto.
Poll