
Një akuzë e rëndë për Vllazninë për të cilën është folur se ka ofruar 200.000 euro për Teutën dhe Korabit të ndalin Laçin opse Flamurtarin. Në lidhje me këtë , në Shkodër flitet se nëse Vllaznia do të kishte patur aq lekë, qoftë edhe më pak se aq, nuk do të ishte në këtë gjendje që ndodhet sot.
Reagimin në lidhje me premion e ka bërë administratori Gjyrezi, i cili ka folur për Sport Ekspres.
“Absolutisht nuk është e vërtet. Vllaznia është një klub që financohet nga bashkia dhe janë fonde publike.
Vllaznia, nëse do të kishte edhe një shumë të vogël, shumë më pak nga shifra që aludohet në media, nuk do të kishte qenë në këtë gjendje.
Janë dashakeqësi këto gjëra dhe nuk duhet folur kështu kurrsesi për Vllazninë. Është një fyerje e madhe për klubin dhe për këta djem. Nuk kemi qenë kurrë pjesë e pazareve”.