Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

I tha “JO” Brojës, David Raya: Ndeshje e bukur, e dinim që ndaj Shqipërisë s’do të ishte e lehtë

Shkruar nga NEWSPORT
I tha “JO” Brojës, David Raya: Ndeshje e bukur, e dinim që
Momenti kur Raya pret gjuajtjen e Brojes

Shqipëria doli e mposhtur nga Dusseldorfi, teksa Spanja i mposhti 1-0. Një nga protagonistët e sfidës ishte David Raya. Gardiani i portës së spanjollëve i tha “JO” Armando Brojës në pjesën e dytë.

28-vjeçari pas sfidës theksoi se ndeshje ishte shumë e bukur. Ndër të tjera nënvizoi se e dinin që Shqipëria nuk ishte një kundërshtar i lehtë, pasi kuqezinjtë kërkonin kualifikimin.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur e të gjithë grupit. Ne e dinim absolutisht se Shqipëria nuk ishte kundërshtar i lehtë. Ata luanin shanset për të kaluar. Kemi dominuar të gjithë ndeshjen, la një shije shumë të ëmbël dhe jemi shumë të lumtur për fitoren.

Rastet e Shqipërisë? Në pjesën e parë i shënuam golin dhe i tronditëm, por e dinim që kishin nevojë që të shkonin përpara, ndeshja thyhet dhe ky është momenti kur shfaqen rastet.

Jam i lumtur që mora minuta dhe që munda të ndihmoj ekipin dhe të siguronim tre pikët”, tha Raya pas ndeshjes për mediat spanjolle”, theksoi gardiani i Spanjës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga