Egnatia dhe Tirana do të përballen ditën e nesërme në ‘Egnatia Arena’ në orën 13:30, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Një duel i cili pritet të dhurojë spektakël, ashtu si çdo përballje mes këtyre dy skuadrave në 3 sezonet e fundit.
Një sfidë që do të ketë edhe emocione të veçanta, pasi ish-kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena, golin e fundit të tij e shënonte pikërisht ndaj bardhebluve në ‘Selman Stërmasi’. Atë ndeshje Egnatia e fitoi me rezultatin 2-3 dhe Dëamena ishte autor i një dopiete në minutat 28’ dhe 52’.
Goli i dytë i tij në këtë sfidë ishte thjeshtë fantastik, ashtu siç ai ishte në fushë dhe jashtë saj. Nuhat mirë daljen e portierit Kozi, lirohet nga mbrojtja dhe tërhiqet në mesfushë, aty ku merr një pasim të shkurtër e të thjeshtë pa shumë pretendim nga Ndreca, por atëherë kur 21 lojtarët e tjerë në fushë, të gjithë pjestarët në pankinë e çdo njeri prezent në tribunë e përpara televizorit priste që aksioni të vazhdonte normalisht, Dwamena bën atë që bënte më mirë: Të tregojë që ishte më i miri në Superiore. Direkt goditje me të parën, parabël portierit dhe supergol që duartrokitet nga vetë tifozët kundërshtar.
Ky ishte Raphaeli, ai që u mungon kaq shumë Superiores…
Dy golat e fundit të Raphael Dwamenas:
[video width="1232" height="636" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/12/bandicam-2023-12-23-11-39-01-453.mp4"][/video]
[video width="736" height="408" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/12/00000000.mp4"][/video]