Humbja e djeshme që pësoi Spanja kundër Italisë, u transmetua në media si fundi i një epoke. Të gjitha mediat folën për fundin e Spanjës. Por reagimi vjen shumë shpejt nga ekipi spanjoll. Kapiteni i skuadrës së kuqe ka deklaruar se për njerëzit është shumë e thjeshtë të bejnë llogaritë e Spanjës kur janë rehatuar në shtëpinë e tyre.
‘’Unë nuk e di nëse është koha të ndryshojmë apo jo rrënjësisht. As nuk mund të them nëse është koha që të tërhiqem personalsiht sepse ka njerëz që luajnë edhe 35 vjeç në përfaqësuese të tjera. Gjëja më e rëndësishme që ne duhet të bëjmë tani është të ringrihemi duke ndërruar faqen e historisë. Vetëm nëse jemi të gjithë së bashku mund t’ia dalim. Pavarësisht këtij rezultati zhgënjyes ne kemi pasur një kohë të mrekullueshme ndërsa kemi fituar dy Europianë dhe një Botëror. Pavarësisht gjithçkaje Italia e meritoi plotësisht fitoren’’, ka deklaruar Ramos për spanjollen ‘’Marca’’.