Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rama i premton Alesjos dhe një takim me Donnarummën, Aureli ngjason me Verratin (Batutat dhe biseda e plotë)

Shkruar nga NEWSPORT
Rama i premton Alesjos dhe një takim me Donnarummën, Aureli ngjason me

Alesio dhe Aureli janë dy fëmijët të cilët mrekullisht shpëtuan ditën e tërmetit të madh që preku Shqipërinë duke u hedhur nga dritaret e pallatit. Në kohën që të dy fëmijët ndodheshin në spital, kryeministri Rama shkoi dhe i takoi personalisht, teksa iu premtoi dhe një takim idhujt e tyre të futbollit.

Ditën e sotme të dy fëmijët janë surprizuar teksa kanë udhëtuar me kryeministrin Rama drejt Italisë, për të takuar dy legjendat e futbollit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe gardianin e Italisë, Buffon.

Dy fëmijët kanë patur një bisedë miëqësore me futbollistët teksa kanë marrë dhe fanellat e firmosura nga dy lojtarët. Buffon ka shkruar në fanelën e dhënë për Alesion: Për mikun tim Alesion. Ndërsa dy futbollistët me Aurelin kanë bërë shaka duke i thënë se ngjan me Verratin.

Biseda e plotë:

Rama: Këta dy fëmijë kanë pasur një tragjedi me tërmetin. Njëri është hedhur nga kati i 3-të i pallatit, ndërsa tjetri është hedhur nga kati I 4-të. Unë shkova në spital dhe i pyeta që çfarë dëshiron? Më tha që kam idhur Cristiano Ronaldon dhe dua një bluze të tijën. Ju falenderoj shumë që jeni këtu pasi ata janë shumë të lumtur.

Buffon: Janë vllezër?

Rama: Jo nuk janë vllezër, por jetojnë në të njëjtën pallat dhe kanë kaluar një tragjedi dhe kanë humbur disa prej familiarëve të tyre.

Buffon: Si mund t'iu shërbejë?

Rama: Kemi fanelat që t'I firmosni.

Buffon: Sa vjec janë?

Rama:  Njëri është 7 vjeç, ndërsa tjetri është 10 vjeç. Kemi pësuar një tragjedi që ka pasur 51 viktima.

Buffon: Të gjithë nga tërmeti?

Rama: Po të gjithë nga tërmeti.

Buffon: Ky (Aureli)  I ka sytë njësoj si të Verratit (Qesh)

Ronaldo: Po e vërtetë. (Qesh) Po nuk luan futboll.

Buffon: A luan futboll?

Aureli: Po po luaj.

Rama: Luan futboll, por është pak mbi peshë (Qesh)

Buffon: I duhet pak stërvitje që të dobësohet.

Rama: Faleminderit Ronaldo. Nuk është vetëm për këta, por është e rëndësishme për të gjithë fëmijet dhe shtetin tonë.

Ronaldo: Nuk asnjë problem.

Rama: E di që keni një ndeshje të rëndësishme nesër.

Ronaldo: Po.

Rama: Jam shok I afërt me Taren dhe me tha që do ta keni të vështirë nesër ndaj Lacios.

Ronaldo: Mirupafshi Verrati (Duke i thënë me shaka Aurelios).

Buffon: Mirupafshim djema.

Rama: Faleminderit Ronaldo dhe Buffon.

Rama: Jam një tifozë I vjetër I Juventusit. Juve është si fe.

Buffon: Ne në Coverciano (Vendi ku grumbullohet kombëtarja italiane), kishim një kuzhunier shqiptar që na thoshte se në Shqipëri kemi një klub tifozësh të Juventusit të çmendur.

Rama:  Është e vërtetë ka shumë tifozë shqiptarë dhe ti je Papa. Mirupafshim.

Poll

Lexo gjithashtu