
Rafael Leao është padyshim një nga lojtarët kyç të Milanit. Sulmuesi portugez vazhdon të japë kontributin e tij me fanellën kuqezi, me të cilët ka fituar edhe një Scudetto në vitin 2021.
Por mesa duket Leao ka shumë besim tek vetja dhe në aftësitë e tij. Në një intervistë të dhënë për "SkySport", Leao është shprehur se idhulli i tij është Cristiano Ronaldo, madje shtoi se vetë ai mund të arrijë nivelin e CR7.
"Idhulli im është Cristiano Ronaldo. Të jeme si ai dhe Mbappé? Mund të arrij atje, por nuk jam egoist. Mund të shënoj gola, por mund të jap asistime. Në këto nivele, numrat bëjnë diferencën sepse Mbappé, Haaland dhe Messi kanë numra që flasin vetë. Kur të mendoj si ata, do të arrij në atë nivel", është shprehur Leao.