Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Qeveria Shqiptare nuk mban fjalën, ndryshohet plani i stadiumit të ri (Foto)

Shkruar nga NEWSPORT
Qeveria Shqiptare nuk mban fjalën, ndryshohet plani i stadiumit të ri

Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" tashmë është rrafshuar tërësisht, pasi kanë nisur punimet për ndërtimin e impiantit më të ri sportiv në vend, "Arena Kombëtare". Qeveria Shqiptare pati premtuar që do të ruante pjesën ballore të stadiumit legjendar, por kjo ka qenë thjesht në kuadrin e premtimit. Sot mësojmë që punonjësit kanë filluar të shembin edhe pjesën ballore të stadiumit, e cila ishte një monument historik i këtij impianti. Me sa shikohet në foton e mëposhtme nuk ka mbetur edhe shumë për të fshirë pjesën historike të stadiumit "Qemal Stafa", pasi gjysma e saj është shembur.

Tashmë nuk na mbetët gjë tjetër, veçse të shohim se si do të ndërtohet stadiumi i ri, që do të jetë impianti më i ri në vend dhe shtëpia e kombëtares kuqezi.

[gallery columns="1" size="full" ids="20861"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga