Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Biseda/ "Koleget dalin në TV si kukulla", moderatorja Qeqa Krelani sqaron deklaratën: Vetëm në Shqipëri më ndodh kjo, e kuptoj krizën...

Shkruar nga NEWSPORT
Biseda/ "Koleget dalin në TV si kukulla", moderatorja Qeqa

Moderatorja dhe gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Qëndresa Krelani në një intervistë të kohëve të fundit për mediet Shqiptare është shprehur se nëse një moderatore del në televizor pa bërë asnjë analizë të ndeshjeve por thjesht shfrytëzon paraqitjen dhe veshjen e saj provokative, kjo nuk është gazetari.

Bukuroshja kosovare që njihet për përgatitjen dhe njohjen sportive, është alarmuar për mënyrën sesi mediet në vendin tonë e kanë tjetërsuar deklaratën e saj, duke vendosur tituj bombastik, për të pasur "luftë" mes llojit, që sipas Krelanit nuk ekziston. Krelani ka nxjerrë "nervat" në rrjetet sociale, për tituj të tipit, "I kanë marrë në punë shefat" apo "Për ato që dalin në TV si kukulla...".

Në një bisedë për newsport.al, Krelani ka qartësuar se diçka e tillë I ndodh vetëm në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e njohin qysh prej 19 vitesh se është e drejtpërdrejtë dhe nuk guxojnë t'I tjetërsojnë fjalët.

"Më vjen keq që ndërhyjnë koleget e mija dhe tentojnë të krijojnë një luftë mes nesh, që në fakt nuk ekziston. Jam pyetur për moderatoret që brenda një ore emision krejt çka thonë është Birra kështu aspo Butik Filani, gjithçka janë veç moderator sporti s'janë.

Unë e kuptoj krizën që I ka kap mediat dhe duan klikime, mirëpo nuk shkohet në ekstrem. Në Kosovë nuk m'a bëjnë kështu, ndoshta se ka 19 vite që më njohin dhe e dinë se I them gjërat troç dhe nuk guxojnë të lakojnë deklaratat e mija", shprehet Krelani për newsport.al

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga