
Të dy skuadrat e kryeqytetit, kanë filluar tashmë diskutimet se ku do të ulen tifozët e kuq dhe ata bardheblu.
Nga diskutimet e fundit besohet se do të jetë një ndarje e barabartë e stadiumit 50 me 50 për të dy tifozeritë. E sigurtë është që tifozët Ultras të Tiranës, do të qëndrojnë në D2 me një ngushtim për tifozerinë e Partizanit, i cili do të ndahet nga një kordon i forcave të policisë.
Bëhet e ditur tashmë që siguria në derbin e kryeqytetit do të ketë përmasa të mëdha. Uniformat blu kanë identifikuar tashmë tifozët e dhunshëm pas ngjarjeve mes dy tifozerive dhe këta tifozë të identifikuar, nëse do të bëjnë veprime jo normale do të arrestohen.
Shumë tifozë të dhunshëm, janë të identifikuar tashmë dhe janë nën vëzhgimin e forcave të rendit. Deri në prag të derbit, nëse ndonjë nga këta tifozë ose grup tifozësh, mendon, bën ose organizon diçka që është në dëm të vetes apo të të tjerëve, do të arrestohen.
Tifozët e dhusnshëm do të ndiqne penalisht ose do t'u ndalohet përfundimisht hyrja në stadiume.