Një punojës sigurie është plagosur gjatë trazirave të shkaktuara nga tifozeria shqiptare në stadiumin e Palermos mbrëmjen e djeshme, çka solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 8 minuta.
Sipas ANSA-s, stjuarti është qëlluar me një fishekzjarr nga tifozët kuqezinj.Pasi FSHF është gjobitur disa herë për hedhje të sendeve në fushë dhe mjeteve ndezëse, federata pritet të dënohet nga UEFA me të paktën 1 ndeshje pa tifozë.
Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës do të shqyrtohet incidenti në "Renzo Barbera" në sektorin e tifozëve kuqezi.
Nëse Shqipëria dënohet me një ndeshje pa tifozë, atëherë do të luajmë pa tifozë kundër Lihtenshtejnit në 2 shtator.
Poll
