
Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat “big”, me lojtarin e Borussia Dortmund që do të marrë sërish vëmendjen e merkatos së verës. Largimi i anglezit nga Premier League drejt Bundeligës ka rezultuar goditja e duhur, pasi tashmë i ka mundësinë e një tjetër hapi të madh në karrierën e tij futbollistike.
Sipas medias fraanceze, PSG ka nisur bisedimet e para me klubin e “verdhezinjve”, por ende nuk është bërë e ditur se cila është oferta e menduar për talentin e mesfushës.
Kujtojmë se përveç PSG-së edhe Liverpool, Manchester City dhe Reaal Madrid janë në garë për shërbimet e 19-vjeçarit anglez, ku merkatoja e verës do të jetë tepër e “nxehtë” për të. Anglezi nuk e ka fshehur dëshirën e një kalimi në “Santiago Bernabeu”, me “Los Blancos” që mund ta konsiderojnë si avantazh.
Cilado skuadër që do të arrijë të sigurojë shërbimet e Bellingham, minimumi që duhet të derdhë në arkat e Borussia Dortmund do të jetë 100 milionë euro.