Mediat serbe kanë reaguar ashpër për banderolën e palosur nga tifozët shqiptar në ndeshjen e djeshme me AIK dhe Shkëndijës. “Kosova është Shqipëri”, ishte mesazhi i hapur gjatë fillimit të ndeshjes në Suedi. Ndeshja vazhdoi normalisht sepse nuk u shkaktua asnjë trazirë.
Janë fqinjët e Maqedonisë së Veriut që nuk e durojnë dot këtë fakt. Në titujt e tyre, siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, quhet provokim i rëndë.
Kujtojmë se takimi mes Shkëndijës dhe AIK në Suedi përfundoi në barazim 1-1. Gjithçka mbetet për t’u vendosur gjatë ndeshjes së kthimit në Maqedoninë e Veriut, ku skuadra që kalon më tej do luajë për “play-off” të Conference League.


Galeria fotografike ()
Poll