
Basketbolli i Kosovës arrin një tjetër rezultat të rëndësishëm. Në kampionatin europian për kategorinë U18 përfaqësuesja e Kosovës ka shpartalluar San Marinon me rezultatin e thellë 89-56 që u luajt në "Pallatin e Rinisë dhe Sporteve" në Prishtinë. Më i miri i takimit ka qenë Rron Ucaj me 21 pikë dhe 17 rebounds.
Kosova ndodhet në Grupin B me Qipron, Gjibraltarin dhe San Marinon. 18-vjeçarët sigurojnë në këtë mënyrë 2 pikët e para. Pas dy ditësh ata presin në të njëjtin vend qipriotët që fituan bindshëm ndaj San Marinos me shifrat 85-52.
Poll