
Keidi Bare i cili është pjesë e Espanyol në La Liga 2 në Spanjë këtë sezon po tregon aftësitë e tij duke qenë një nga pikat kyçe të ekipit.
U përfol shumë për largimin e tij këtë merkato, por Bare vendosi të mos ndryshonte ekip.
Së fundmi mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur dhe për mediat spanjolle.
“Për të përparuar, duhet të vazhdojmë stërvitjet siç po bëjmë. Ne jemi të uritur, ambiciozë dhe të etur. Skuadra është rritur për nga intensiteti si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. Jam i sigurt se do ta ruajmë këtë dinamikë deri në fund. Shpresoj që puna jonë të reflektohet në fushë”, tha mesfushori shqiptar.
“Nuk është diçka e lehtë në Kategorinë e Dytë , por ne i kemi bërë gjërat mirë, mbi të gjitha duke i përfunduar të dyja ndeshjet me portë të paprekur”, shtoi Bare.
“Presim një fitore në një ndeshje shumë të vështirë kundër Amorebieta. Rivali do të vijë me ambicie sepse e dinë se do të luajnë në një stadium shumë të madh si i yni. Tifozët tanë janë lojtari numër 12. Ata na shtyjnë në çdo ndeshje dhe ne duam shumë të luajmë përballë tyre sepse çdo ditë e vërejmë ndihmën e tyre, qoftë në shtëpi apo jashtë”, e mbylli mesfushori kuqezi intervistën e tij.