Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Propozimi nga 5 anëtarë dhe heshtja e papritur, çfarë po ndodh me Dritan Shakohoxhën?

Shkruar nga NEWSPORT
Propozimi nga 5 anëtarë dhe heshtja e papritur, çfarë po

Data 2 mars 2022 do të jetë dita e verdiktit për kreun e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit. Presidenti Duka do të kandidojë për mandatin e pestë, ndërsa përballë tij do të jetë Dritan Shakohoxha. Të dy miq të mirë dikur, askush s'e kishte menduar se do të vinte dita që "nxënësi" të rivalizonte "profesorin" e vet.

Situata është e tensionuar, veçanërisht pas përfshirjes së politikës. Megjithatë ajo që bie në sy është heshtja e Dritan Shakohoxhës. Prej disa ditësh, çuditërisht ai ka zgjedhur të mos flasë. Që të kandidojë zyrtarisht për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, Shakon duhet ta propozojnë 5 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme.

Edhe pse shumë vite kontribues në fushën e futbollit, kryesisht si komentator, natyrshëm lind pyetja: A mund të arrijë ai të ketë mbështetjen e 5 anëtarëve?! Kjo pritet të shihet në vazhdim, por heshtja e Shakohoxhës lë vend për diskutim.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga