
Xhulio Skuka është pranë kalimit te skuadra e Dinamos. Siç është përfolur prej kohësh, një nga sulmuesit më të kërkuar në Kategorinë e Parë, në edicionin e ri mund të luajë në elitë. Shtatlarti shihet si një element i rëndësishëm për "Blutë" e kryeqytetit që duket se do të ndërtojnë një skuadër kompetitive.
Për këtë Newsport.al ka kontaktuar, administratorin e Korabit, Fehmi Mëziu. Kreu i klubit dibran konfirmoi bisedimet me drejtuesit e Dinamos, por theksoi se ende s'është vendosur asgjë pasi duhen plotësuar edhe disa kushte të tjera.
"Është e vërtetë që jemi në bisedime të avancuara me klubin e Dinamos për Xhulio Skukën. Mund t'iu them që deri më tani kemi rënë dakord në parim për përqindjen e kartonit që do të mbajë klubi ynë në rast të një kalimi të mundshëm.
Mirëpo ende s'është vendosur asgjë pasi duhen të plotësohen edhe disa kushte të tjera që kemi ne si klub. Drejtuesit e Dinamos na kanë sjellë ofertën e tyre dhe prej ditësh po e shqyrtojmë", ka përfunduar ai.