
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është përfshirë në një skandal të madh. Presidenti Viron Bezhani ka bërë një kallzim në prokurori ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm Z. Stavri Bello për shkak të shkeljes së ligjit. Ish-Sekretari i Përgjithshëm ka marrë vulën e këtij institucioni dhe nuk kanë paraqitur asnjëherë dokumentet për dietat apo bonuset e pretenduara për sportistët elitarë të vendit dhe për këtë arsye është shkarkuar nga detyra nga presidenti Bezhani.
Newsport.al kontakoi me presidentin e KOKSH-shit lidhur me këtë çëshje dhe Z. Viron Bezhani deklaroi:
"Kam bërë kallzim në prokurori ndaj Z.Stavri Bello pasi ka shkelur ligjin. Çështja është marrë në shqyrtime nga ana e prokurorisë dhe është nën hetim. Janë dorëzuar të gjitha materialet me prova. Unë do të vazhdoj punën time si president i KOKSH-it.
Veprimet që ka bërë lidhur me shkarkimin tim si president janë të paligjshme dhe zoti Stavri Bello është shkarkuar tashmë nga detyra e tij si Sekretari i Përgjithshëm. Presim që në ditët në vijim të zgjidhet Sekretari i ri i Përgjishëm në Federatë dhe deri më tani nuk ende një emër konkretë", u shpreh shkurtimisht presidenti Viron Bezhani.