
Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një rikthim të Isli Hidit në Superligë. Ish-portieri i Tiranës, por edhe i Kombëtares kuqezi, në një prononcim për newsport.al deklaron se për momentin janë thjesht zëra.
Ndërkohë që zërat e merkatos e çojnë Hidin te Luftëtari, portieri 36-vjeçar që aktivizohet në kampionatin e Qipros me skuadrën e Nea Salamina deklaron: “Për momentin nuk ka gjë konkrete, sepse unë duhet të vendos njëherë për qëndrimin këtu ose jo. Pastaj të shohim ku do të transferohem, në mos te Luftëtari, në një skuadër tjetër. Është menaxheri im që kontakton me ekipet. Nuk di çfarë të them më shumë".
Poll