Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRONONCIM/ "Trazoi" dy skuadrat e njohura, TEUTA i "vë kapak" të ardhmes së yllit të huaj

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIM/ "Trazoi" dy skuadrat e njohura, TEUTA i "vë

Basketbollisti amerikan i Teutës CJ Wilson është pjesë e klubit durrsak dhe nuk do të largohet gjatë janarit. Pas fitores së djeshme ndaj Bashkimit të Prizrenit e vlefshme për kompeticionin e Ligës Ballkanike, lojtari shkëlqeu duke realizuar 23 pikë dhe 11 asiste.

Të pyetur nga Newsport për të ardhmen e Wilsonit, klubi bregdetar konfirmoi se basketbollisti amerikan nuk do të largohet nga Durrësi dhe do të vazhdojë të kontribuojë për skuadrën gjatë këtij sezoni.

"Lojtari (CJ Wilson) ishte dhe mbetet i joni. Do të vazhdojë të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave", ishte reagimi zyrtar i klubit të Teutës.

Lojtari shkaktoi një "furtunë" të vërtetë në media dhe merkato (KLIKO KËTU), pasi u përfol se kishte firmosur me skuadrën e basketbollit të Kosovës Trepça. Vetë faqja zyrtare e ligës së basketbollit kosovar publikoi lajmin e firmosjes së lojtarit me Trepçën.

Në mes të kësaj rrëmuje, Teuta qartësoi për publikun në datën 13 janar se lojtari është nën urdhrat e ekipit dhe nuk kishte marrë asnjë sinjal për t'u larguar.

Teuta kryeson tabelën e Ligës Ballkanike me 15 pikë (6 fitore dhe 3 humbje) duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës gjysmëfinale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga