Fiorentina ndryshoi para disa ditësh pronar. Roço Commisso bleu skuadrën dhe tashmë kërkon të përforcojë ekipin me lojtarë cilësor. Sipas "Gazzetta dello Sport", emri i parë në listën e drejtuesve është Higuain.
Sulmuesi argjentinas do të rikthehet sërish te Juventusi dhe klubi ''Vjollcë" kërkon ta afrojë gjatë kësaj merkato. I vetmi problem mbete rroga e tij e lartë, pasi aktualisht Higuin përfiton 7 milionë euro në sezon. Për të marrë argjentinasin në skuadër, Fiorentina mund të përdorë edhe kartën Chiesa që kërkohet me ngulm nga Juventusi.
Poll
