Klubi i Dinamos është rikthyer me një projekt madhor në Kategorinë Superiore dhe jo thjesht për një shëtitje.
Kryeqytetasit kanë prezantuar sot stafin teknik të Akademisë nga moshat U-7 e deri te 21-vjeçarët. Drejtor do të jetë Adrian Dedja, ndërsa trajner portierësh Lisandro Zhupa. Në njoftimin për mediet thuhej:
"Sot nis rrugë projekti dhe objektivi kryesor i Presidentit Adrian Bardhi, Akademia FK Dinamo nis një udhëtim pa kthim në nivele të larta. Riformatohet Akademia. Merr jetë sot projekti i ri edhe për akademinë e Futbollit Dinamo.
FK Dinamo prezanton skuadrën e trajnerave nga U9 deri tek ekipi U21 që do të trajnojnë futbollistët e së ardhmes blu!
U7/9 - Aleko Bregu
U11 - Jon Zajmi
U13 - Akil Jakupi
U15 - Erald Deliallisi
U17 - Gerd Haxhiu
U19 - Erjon Xhafa
U21 - Bledi Kadiu
Trajner Portierave - Lisandro Zhupa
Drejtor i Akademisë - Adrian Dedja".
