Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Profili i UEFA-s, Elseid Hysaj, njëri për t’u ndjekur

Shkruar nga NEWSPORT
Profili i UEFA-s, Elseid Hysaj, njëri për t’u ndjekur

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Shqipërisë, Elseid Hysaj, admirohet nga disa klube me shumë reputacion në Europë. Lojtarit të Napolit i është kushtuar një profil nga faqja e UEFA-s, nga gazetari Fatjon Pandovski, i cili sjell të gjitha detajet për 22-vjeçarin. “Ai është një mbrojtës fantastik. Bën një lojë dinamike në të dy krahët e mbrojtjes dhe është mjaft teknik”, - thotë trajneri i Shqipërisë, De Biazi, për lojtarin e lindur në Shkodër. Hysaj ka një stil loje të veçantë. Ai është i patrembur dhe ndihmon shumë sulmin, por duke pasur vëmendjen e duhur pas. Lojtari titullar i Napolit ka një vizion të qartë loje, siç u pa edhe në ndeshjen me Zvicrën, ku ai dha dy asiste dhe mbajti shiritin e kapitenit, pas daljes së Canës. Di ta lexojë mirë lojën. “Ai është një mbrojtës shumë inteligjent dhe me Napolin, që e mbylli sezonin në vend të dytë, nuk ka luajttur vetëm në një ndeshje”, - shton De Biazi.

Hysaj është i palodhur dhe për tifozët e vjetër ai kujton gjermanin Stefan Rojter, ish-lojtarin e Bajernit, Juventusi dhe Dortmundit. E vetmja gjë që i mungon është goli, pasi në më shumë se 170 ndeshje nuk ka shënuar asnjë gol.  “Unë mundohet ta marr çdo gjë seriozisht. Jam mësuar me vështrirësitë dhe punoj shumë. E studioj lojën time dhe mundohem të ndreq gabimet e mia për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë”, - thotë vetë mbrojtësi Hysaj.

 

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga