Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Profesionalizmi i "tepruar" i Elis BAKAJT, autogoli me TIRANËN dhe "flirti" me PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT
Profesionalizmi i "tepruar" i Elis BAKAJT, autogoli me TIRANËN

Emri i Elis Bakajt në Shqipëri është ndër më të njohurit, për kontributin e dhënë në futbollin shqiptar si dhe performancën e treguar në fushën e blertë. Sulmuesi i njohur ka provuar të veshë disa fanela, por siç e ka thënë dhe ai vetë, është i dashuruar me atë bardheblu. Në një intervistë të dhënë për mediet në vend, shtatshkurtri ka folur pa doreza. Sipas tij Partizani meriton dhe është në rrugën e duhur për titull. Vallë si e kanë pritur këtë deklaratë tifozët e Tiranës? Me siguri aspak mirë. Edhe pse të kuqtë janë "on top" dhe kjo është fakt, për rivalët e përjetshëm bardheblu, Partizani s'do dalë kurrë kampion.

Elis Bakaj shquhet si një nga ata dhe këtë e ka treguar edhe historia në merkato. Vite më parë ai ishte pranë kalimit te Partizani, por tifozët e kuq nuk pranuan kurrsesi lojtarin që i kishte ndëshkuar në derbi. Kësisoj, Bakaj u detyrua të ndryshonte destinacion duke zgjedhur Kukësin. Deklarata e tij për mediet është vërtetë profesioniste dhe objektive, por megjithatë duket si një autogol për Tiranën, sidomos tifozët e saj. Nëse një ditë ai vendos të kthehet sërish te bardheblutë, vështirë se mbështetësit e 24 herë kampionëve të Shqipërisë do të harrojnë: "Partizani për titull". /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga