Teuta do të luaj ditën e sotme sfidën e radhës ndaj Flamurtarit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka mbyllur ditën e djeshme pregatitjet dhe tashmë është gati për sfidën ndaj vlonjatëve. Me grupi është bashkuar dhe afrimi më i ri i merkatos, Tomislav Bushic i cili pritet të debutoi që në ditën e sotme përballë ish-ekipit të tij. Një munges e rëndësishme për durrsakët është ajo e portierit Isli Hidi.
Gardiani i Teutës nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën për arsye se ka probleme shëndetësore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme. Nga minuta e parë pritet të aktivizohet Bobi Celeski, që do të luaj për herë të parë si titullar. Një mungesë e rëdnësishme për Teutën pasi portieri Isli Hidi ka qenë një pikat më të forta të skuadrës durrsake.