
"Demat" do të luajnë ndeshjen e parë të "play-off"-it të Europa League në Rusi kundër Krasnodar më 18 gusht. Kjo sfidë ka rëndësin e saj, por te të kuqtë kanë nisur problemet e para që shqetësojnë jo pak stafin dhe trajnerin.
Fisnik Ramadani dhe Labinot Ibrahimi kanë probleme me dokumentacionin, ata nuk mund të udhëtojnë drejt shtetit rus sepse kanë pasaportë kosovare. Ky problem mbartet, pasi Rusia nuk e njeh shtetin më të ri të Europës, çka do të thotë se lojtarët duhet të pajisen me tjetër pasaportë që të luajnë ndaj Krasnodar.
Zgjidhja është vetëm pasaporta shqiptare, pra nëse shteti shqiptar i pajis lojtarët me pasaportë në kohë reale që ata të mos mungojnë në takimin e parë në Rusi.
Poll