Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Probleme me Seferin dhe Totren”, Orges SHEHI ka ankesa në Luksemburg

Shkruar nga NEWSPORT
“Probleme me Seferin dhe Totren”, Orges SHEHI ka ankesa në

Tirana luan sot në orën 19:30 ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League përballë Dudelange. Kampionët aktualë të Shqipërisë ndodhen prej ditës së djeshme në Luksemburg dhe në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur trajneri Shehi.

Tekniku bardheblu tha ndër të tjera se Seferi dhe Totra kanë shfaqur shqetësime dhe është në dyshim nëse do jenë në fushë, ndërsa u ankua më pas për standardet e fushës, që nuk janë sipas atyre të Champions League.

Çfarë ndeshje është kjo për ju? –Është e vërtetë që është shumë e rëndësishme dhe unë mendoj që pas një periudhe relativisht jo shumë të gjatë pas përfundimit të kampionatit, jemi gati, edhe pse kemi disa probleme të vogla sepse Seferi dhe Totre kanë shfaqur disa shqetësime dhe të shohim se si do të jenë për nesër(sot) nëse do jenë në fushë apo jo.

A ju pëlqen fusha dhe stadiumi ku do luhet ndeshja? –Unë mendoj se nuk është në standardet e Champions-it, sepse është shumë e ngushtë dhe jo në përmasat normale. Por kjo është fusha dhe ne duhet t’i përshtatemi sa më mirë, sepse zgjidhje tjetër nuk kemi. Duhet të përshtatemi sa më shpejt sepse janë detaje që mund të bëjnë diferencën, kur mendon se po luan në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga