Pak ditë më parë u fol se te Partizani ka një çështje dhe se ajo ishte rroga. U tha se lojtarët dhe stafi teknik kishin disa muaj pa u paguar dhe të gjithë menduan se diçka e tillë mund të ishte e vërtetë bazuar në rezultatet e arritura nga ekipit, gjë që mund të ndikonte në vendimarrjen e klubit.
Së fundmi, ka qenë presidenti i klubit, Gaz Demi që ka hedhur poshtë këto zëra. Madje, për të përforcuar akoma më shumë tezën që te Partizani nuk ka asnjë proglem të tillë, "numri 1" i klubit ka vendosur të shlyejë rrogat e muajit shkurt.
Suksesi ndaj Vllaznisë si duket ka rikthyer buzëqeshjen në kampin e kuq, gjë që është përkthyer në korrektesë nga ana e klubit në lidhje me pagesat, duke hedhur poshtë dhe lajmin për problemet me rrogat e prapambetura.