
Tirana vijon ndeshjet e saj të mira nën drejtimin e Egbo. Bardheblutë nuk e njohin shijen e humbjes qysh kur nigeriani u vendos si numri një I stolit, ndërsa vetëm një barazim me Skënderbeun prish rekordin e 24 herë kampionëve të vendit. Drejtuesit e klubit janë duke menduar për rinovimet e lojtarëve, ndërsa dy emra që thuajse e kanë gati firmën janë Torrasa dhe Cobbinah.
Argjentinasi ka qenë një nga loktarët që ka treguar eten në Kategorinë Superiore, ndërsa surpriza më e bukur është e afrikanit, që I skadon kontrata për pak muaj. Dyshja me gjasë do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm, pasi është gati e zeza mbi të bardhë. Kështu, bardheblutë janë duke "blinduar" ekipin për Europën dhe sezonin që vjen, me Torrasën dhe Cobbinah që janë drejt rinovimit.