Tashmë është zyrtare. Reginaldo Faite është futbollisti më i ri i Shakhtar Karagandy. Sulmuesi që u largua nga Kukësi në fundin e sezonit të shkuar ka firmosur me klubin kazak, duke nisur kështu një eksperiencë të re.
Ka qënë vetë 29 vjeç që e ka zbuluar një gjë të tillë, ndërkohë që ai do të jetë gati për të debutuar që këtë fundjavë, pasi kujtojmë që kampionati në Kazakistan është në mesin e tij.
Aktualisht, Karagandy mban vendin e 7-të me 23 pikë, por prezenca e Reginaldo pritet ta ngjis atë në shkallët më të larta të tabelës.
Kujtojmë që te Karagandy aktivizohet edhe një ish-lojtar i Kukësit, Donjet Shkodra. Ndërkohë, Reginaldos i duhet të luftojë për "Këpucën e Artë" me ish-bomberin e Flamurtarit, Danilo Alves, i cili aktivizohet me Okzhetpes.
